Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për “Huffington Post”, ka thënë se Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Europa ka vendosur si kusht kryesor për Shqipërinë, çështjen e ligjit të “Vetting”-ut, që është bllokuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe PD-së. Këto të fundit e kanë ridërguar këtë ligj sërish në Venecia me justifikimin se ka pasur disa pasaktësi në përkthim. Edhe pse, vetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, e pranoi se këto pasaktësi nuk ishin thelbësore dhe nuk preknin thelbin e ligjit.