Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani ka përfunduar vizitën dy ditore në Katar. Hasani bën me dije se gjatë vizitës së tij në Katar, me homologë dhe ekspertë të njohur diskutuan mbi çështje të ngutshme globale.

“Përfundova vizitën dyditore në Katar, ku mora pjesë në forumin prestigjioz të Doha-s, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Sulltan bin Saad Al-Muraikhi. Me homologë dhe ekspertë të njohur diskutuam mbi çështje të ngutshme globale dhe mora pjesë në panelin mbi sigurinë energjetike, në kontekstin aktual gjeopolitik në Evropë dhe Azi” shkroi në rrjetet sociale Hasni.

Më tej ai thekson se gjatë këtij takimi, diskutoi me me ministrin Al-Muraikhi rreth mundësive për forcimin e marrëdhënieve, mes Katarit dhe Shqipërisë.

“Në një takim dypalësh me ministrin Al-Muraikhi, diskutuam mundësitë për të ngritur më tej marrëdhëniet, tashmë të forta mes Katarit dhe Shqipërisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Shfrytëzova gjithashtu rastin të përgëzoj ministrin për rolin thelbësor të Katarit në nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Gjatë forumit u takova me drejtues të lartë të Dhomës së Tregtisë dhe drejtorin e Fondit për Zhvillim të Katarit, ku diskutuam mbi rrugë konkrete për bashkëpunim mes vendeve tona”, përfundon Hasani.

Artikulli paraprak“DASMA E SKENDERBEUT” NË SHKODËR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 09.12.2024