Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar sot ambasadorin britanik të akredituar në Tiranë, Nicholas Abbott. Tematika të diskutimeve mes tyre kanë qenë thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh mes vendeve dhe projektet në fusha të reja. Vetë ministri Hasani, në postimin e tij të shkurtër në platformën X, shkruan se ka mirëpritur “thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës” dhe sigurisht “nxirjen e investimeve britanike në Shqipëri”
Postimi i ministrit Hasani:
“Me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar ???????? në Tiranë, Nicholas Abbott, me të cilin vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona.
Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës si dhe nxitjen e më shumë investimeve britanike në Shqipëri”.