Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière ka kërkuar të bëhet rishikimi i pagës që u jepet azilkërkuesve. Ajo, sipas tij, është e lartë dhe josh refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani. Ministri e ka arsyetuar këtë kërkesë në një intervistë për televizionin ZDF duke thënë se kolegët e tij evropianë i kanë thënë se “standardet në Gjermani janë shumë të larta”.

Dhe kjo do të thotë se “ne na duhet një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe të pagesave”. Ministri ka kujtuar se “Refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”. Ai ka pranuar se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare. “Por ne mund të japim më shumë ndihma, ndërsa sa u përket parave të xhepit kjo është një punë që ne duhet ta rishikojmë”, shprehet ai. Paratë që ju jepen azilkërkuesve në dorë janë 140 euro në muaj dhe ato janë menduar për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, ASGJESOHEN 15 PARCELA ME 820 RRËNJË BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërKORSI BIÇIKLETASH APO AUTOMJETESH !?