Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë me dije se do të ndryshojë ligji për Policinë e Shtetit.

‘Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik. Ligji i ri i Policisë Shtetit duhet t’i japë rëndësi meritokracisë. Duhet t’i garantojmë që çdo punonjësi të ndershëm të policisë së Shtetit të bëjë karrierë. Ka patur një bllokim të karrierës në Policinë e Shtetit. Pas një punë intensive të përditshme do të kemi shumë shpejt një draft që do të bëhet publik, ku edhe ju dhe opinioni publik do të njoftoheni. Ligji i ri i policisë së shtetit i është referuar eksperiencave më të mira ta shndërrojmë policinë e shtetit si institucionin më të besuar në vend. Është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për t’ju nënshtruar konsultimeve publike.’- tha Balla.

Ministri tha se së shpejti do hidhet në konsultim edhe Kodi Etik i Policisë së Shtetit.

“Kam kërkuar që Kodi Etik ekzistues të vendoset në dyert e çdo komisariati. Tashmë pas shumë konsultimesh edhe si i përket Kodit Etik ka plot ide inovatore që na kanë ardhur për tu përfshirë. Është e nevojshme që të rregullojmë qasjen e policëve për të parandaluar çdo lloj kontakti e komunikimi të papërshtatshëm. Aleati më i madh i Policisë së Shtetit është publiku, që të garantosh besimin e publikut duhet të punosh me integritet dhe besueshmëri”, tha Balla.

Artikulli paraprak‘TEMPULLI 2’/ SHISNIN KANABIS E KOKAINË, DY NË PRANGA NË VAUN E DEJËS
Artikulli tjetërTESTI I FUNDIT PËRPARA “EURO2024”, FSHF ZBULON RIVALIN E RADHËS PËR KUQEZINJTË