Ministri i Bujqesise Niko Peleshi ka qene sot i pranishem per te inspektuar situaten ne fshatin Obot ne Njesine Administrative Ana e Malit.
Peleshi tha se te gjithe jane ne gatishmeri dhe se mbeshtetja per banoret nuk ka munguar.
Ministri tha se do punohet per te siguruar ushqim per kafshet por me e rendesishme eshte jeta e njerzve.
Oboti eshte nje nder fshatrat me te prekur nga permbytjet e diteve te fundit ku rreth 150 banesa jane te rrethuara nga uji dhe ku mund te kalohet vetem me varka.