Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja janë pezulluar nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër. Vendimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Ministri z.Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

Sipas denoncueses, Mario Laloshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.

Sipas bashkëshortes së të dënuarit, burrit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

Artikulli paraprakOKB: TJETËR KRIZË I KANOSET BOTËS, 5 MILIARDË PERSONA NUK DO TË KENË …
Artikulli tjetërKAPEN 300 KILOGRAMË MARIHUANË…