Njoftimi i Robert Habeck vjen dy ditë pasi koalicioni “shumëngjyrësh” u prish prej kontradiktave për buxhetin, sipas mediave. Tashmë ministri i ekonomisë Habeck ka njoftuar ambicjen për postin e kancelarit për Partinë e Gjelbër, teksa vendi përballet me inflacion dhe rënie ekonomike. Shumë gjermanë raportohet se mbajnë shpresat te Të Gjelbrit dhe të Habeck personalisht ndërsa sondazhet e opinionit tregojnë se mbështetja për partinë e tij është diku rreth 10%. Në një video në rrjetin YouTube on Friday, Habeck, i cili shërben si zv. kancelar, fliste për krizat që prekin jetën e përditshme të gjermanëve, duke paralajmëruar se “paqja e liria janë nën kërcënim edhe këtu në Gjermani”.

“Prandaj unë kam marrë vendimin të kandidoj përsëri për zyrën, duke ofruar eksperiencën dhe përgjegjësinë time, nëse dëshironi.”

Duke akuzuar Rusinë për “nxitje të forcave populiste në vend”, ai shtonte se lufta në Ukrainë ka shkaktuar inflacion në Gjermani “duke e bërë më të shtrenjtë jetën e njerëzve”. Gjermania ndërkohë është nga kontribueset madhore të Ukrainës me armatime. Ish-kolegu i Habeck, kreu i partisë së lirë demokrate FDP), Christian Lindner, shprehte habinë e tij për njoftimin. “Çmenduri, qeveri pa maxhorancë por me dy kandidatë për kancelar,” shkruante ai duke iu referuar dhe tentativës së Olaf Scholz për të mbajtur postin. Qeveria e Scholz ra pas shkarkimit të aleatit Lindner, që solli largimin e FDP nga koalicioni. Scholz tha se mori vendimin pasi ish-ministri refuzoi planin e buxhetit, ku mes të tjerash përfshihej dhe rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Teksa qeveria e tij është në minorancë, Scholz ka njoftuan një votë mosbesimi më 15 janar, e cila ne se nuk kalon do të sjellë zgjedhje në mars, sipas mediave vendase.

Artikulli paraprakBALLA TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË VENECIA
Artikulli tjetërKOSOVË, PRITSHMËRITË NGA ADMINISTRATA E RE AMERIKANE