Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ne nje takim me PS ne qytetin e Shkodres u shpreh :
Ditmir Bushati : Vendet Anëtare të Bashkimit Europian mbështetën rekomandimin e Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për vendin tonë, me mirëkuptimin që Shqipëria do të zbatojnë ligjin e vettingut, që synon të kalojë në një sitë të hollësishme vlerësimi të gjithë trupën gjyqësore. Vendet Anëtare vlerësuan progresin e qëndrueshëm që ka bërë vendi ynë në lidhje me 5 prioritetet kyçe, progres që dallohet qartë në vlerësimin e Komisionit Europian për të tretin vit radhazi, por edhe krahasuar me vendet e rajonit që janë pjesë e paketës së zgjerimit.
Natyrisht progresi i mëtejshëm me zbatimin e reformave të ndërlidhura me 5 prioritetet kyçe është thelbësor jo vetëm për uljen në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, por edhe për vetë procesin e bisedimeve dhe demokratizimin e transformimin e mëtejshëm të vendit. Veç për Shqipërinë, Vendet Anëtare i kërkojnë Komisionit Europian që të bëjë një raport sapo të jetë gati Shqiperia me përmbushjen e kushtit që ka të bëje me zbatimin e ligjit të vettingut. Duke siguruar një mekanizëm lidhës e duke mos pritur pranverën e 2018, periudhë kur do të prezantohet paketa e radhës së zgjerimit për të gjitha vendet. Çka do të thotë se nuk jemi peng i kalendarit të BE-së, por i vetvetes, për sa kohë Partia Demokratike ka vendosur të bëhet njësh me sindikatën e padrejtësisë, Vendet Anëtare i kërkojnë Komisonit Europian gjithashtu që të rrisë angazhimin e ndërveprimin me Shqipërinë për të siguruar një zbatim sa më të plotë e të vërtetë të reformës në drejtësi.