Ministri i Jashtëm i Vatikanit imzot Paul Richard Gallagher ka zhvilluar disa vizita në Shqipëri. Ndalesa e parë e Gallagher ishte në Shkodër teksa kremtoi meshën e shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” duke përkujtuar vuajtjet që Shqipëria kaloi gjatë diktaturës dhe vendosmërinë e klerit në besimin ndaj Zotit deri në vdekje…
Gallagher dha një mesazh edhe për harmonin fetare duke dënuar ekstremizmat fetar kudo që ekzistojnë…
Në fund të meshës së shenjtë arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra falenderoi imzot Gallagher për praninë e tij në Shqipëri.