Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.

Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku Ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Të mërkurën, Ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

Turi synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN RESHJET E BORËS NË ZONAT MALORE TË SHKODRËS, BARËPASTRUESET NË TERREN
Artikulli tjetërPARALAJMËRON FMN: INTELIGJENCA ARTIFICIALE DO TË “GODASË” 40% TË VENDEVE TË PUNËS