Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot në Kosovë.

Lajmin e ka bërë ministria e Jashtme për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Jashtme: Sot, 19 Shkurt 2020, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Lajmet dhe materialet do të përcillen tek ju nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kjo do të jetë axhenda e Cakajt:

10:00 – Takim tetë a tetë mes dy homologëve, Cakaj dhe Konjufca (MPJ e Kosovës);

10:25 – Takim dypalësh me praninë e delegacioneve;

11:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Punëve të Jashtme;

11:15 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Taçi (Presidenca e Kosovës);

12:00 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kuvendi i Kosovës);

12:30 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti (Kryeministria e Kosovës).

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT/ DITË E KTHJELLËT, NATËN RESHJE TË DENDURA NË VERI
Artikulli tjetërSHËNOHET VIKTIMA E DYTË E GRIPIT NË MAQEDONINË E VERIUT, PACIENTI VUANTE EDHE NGA SËMUNDJE TË TJERA