Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës sa i përket diskutimeve për buxhetin 2023, ku tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë. Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar nga lufta në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.
‘Opozita nuk po jep alternativa, por vetëm kritika. Koncesionet dhe PPP-të tavan të përcaktuar nga FMN. Ky buxhet nuk është i zakonshëm jo vetëm në Shqipëri, është një buxhet i rezistencës i krijuar nga lufta. Shkaku i inflacionit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në vendet baltike inflacioni është mbi 20%, Bullgaria është 17-18%. Në gjithë Europën është me dy shifra ndërkohë që ne jemi me 6.4%. ka disa arsye se pse ne kemi arritur ta menaxhojmë inflacioni, arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë është siç ka qenë para luftës si në asnjë vend tjetër të Europës.
Të gjithë ushtarakët, të gjithë personeli i forcave të armatosura rreth 7000 ushtarakë që do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Do të rriten me 7% pagat. Kujtojmë se në korrik i rrit paga me 30%. Tashmë një ushtarak që merrte 50 mijë lekë më të ultën, tani do marrë 70 mijë lekë. Në total është rreth 40% e pagës. Ndonëse jemi me një buxhet rezistence.’- u shpreh Peleshi.