20 milione euro do të jenë në dispozicion të Mbrojtjes Civile gjatë vitit 2025, ku fokusi kryesor i investimeve do të jetë në bashkitë me rrisk të lartë sa i përket fatkeqesive natyrore. Kështu u shpreh nga Lezha Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, gjatë një takimi me drejtuesit lokal në rang qarku, ku u diskutua mbi problematikat dhe nevojat që ka pushteti vendor të cilat kërkojnë zgjidhje.
Drejtori i Përgjithshem i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, ju kërkoi bashkive që të paraqesin projekte që të përfitojnë nga buxheti i shtetit.
Krahas investimeve në infrastrukture dhe rehabilitimin e digave të rezervuareve, për herë të parë do të financohet dhe blerja e mjeteve në kuader të fuqizimit të kapaciteteve të mbrojtjes civile.