Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça në një komunikim me mediat paralajmëron situatën me reshjet që do përfshijnë vendin pas mesditës dhe marrjen e masave që të shmangen dëmtimet.

Prej sot dhe ditëve në vijim në pjesën veriperëndimore në Shkodër por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Peleshi i bën thirrje të gjithë bashkive por edhe kryepleqve të fshatrave për vëzhgim të situatës por edhe banorëve të shmangin lëvizjet në ato vende ku kërcënohen nga përrenjtë. Ministri i Mbrojtjes sqaroi se nuk është një situate që sjell nevojën e strukturave të larta shtetërore.

“Duke nisur nga sot pas mesditës dhe gjatë të gjithë javës, në pjesën veriperëndimore të vendit, rreth Shkodrës por edhe duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve. Të shmangim emergjencat lokale. Lajmi i mirë është që jemi në stinë që nuk favorizon përmbytje si dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës kështu që s’do ketë nevojë për shkarkime. Shkarkimi do të jetë 0 në të gjithë territorin. Reshjet në pjesën veriperëndimore mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale. Duhet të ketë mobilizim të të gjithë bashkive, por edhe banorët të shmangin lëvizjen në rrugë që kërcënohen nga përrenjtë. Nuk është një situatë për të cilën duhet ndërhyrja e strukturave të të gjithë sistemit të emergjencave”, tha Peleshi.

Artikulli paraprakBENET BECI: SHKODRA DUHET TË JETË QYTET I URAVE, HAPJES DHE BASHKËPUNIMIT
Artikulli tjetërEDHE TRI JAVË NGA ZGJEDHJET LOKALE/ META OPTIMIST: NDRYSHIMI DO TË NDODHË!