Ministri i Brendshëm në Vietnam, To Lam, është kritikuar nga qytetarët vendas, pasi është filmuar duke ngrënë biftek të artë te Nusreti, me vlerë prej 1.800 dollarë. To Lam shihet në një tavolinë me tre persona dhe sipas një fature të publikuar, e gjithë darka ka kushtuar 51 mijë dollarë.
Një video, e cila më pas u fshi, u postua në TikTok e Salt Bae dhe tregonte se Lam po ushqehej me një copë biftek të veshur me ar nga vetë kuzhinieri. Gjenerali To Lam udhëheqi një delegacion të Vietnamit në samitin e klimës COP26 të Kombeve të Bashkuara në Glasgoë, Skoci, përpara se të nisej për në Londër për të darkuar në restorantin e Salt Bae.
Bifteku që ai iu shfaq duke ngrënë kushton më shumë se paga e tij mujore, e cila është midis rreth 600 dollarë në muaj.
Bộ trưởng Bộ Công an Việt Nam Tô Lâm được Salt Bae chế biến và đút cho ăn món bò dát vàng trị giá lên đến 45 triệu đồng/phần trong một nhà hàng của ông này ở Luân Đôn. Cùng bàn với ông Tô Lâm là Chánh văn phòng Bộ Công an Tô Ân Xô. pic.twitter.com/hGZZqGbJZr
— Duy Bình (@DuyBnh61157516) November 5, 2021