Ministrisë italian i drejtësisë Andrea Orlando pritet të vizitojë të martën e kësaj jave Tiranën. Ministri italian pritet të takohet me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ku do të firmoset edhe një memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat. Nuk dihet ende nëse çështja “Habilaj” do jetë në fokus të diskutimeve mes dy ministrave, ndërsa Prokuroria shqiptare vijon hetimet për pjesëtarët dhe zyrtarët e përfshirë në këtë grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Kujtojmë se në 3 nëntor mbërriti në Tiranë edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti, i cili pati një takim të gjatë dhe kokë më kokë me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj.

Artikulli paraprakMINISTRJA XHAÇKA NË VAU DEJËS: ANGAZHIM MAKSIMAL PËR TRAJTIM MË TË MIRË DHE MODERNIZIM
Artikulli tjetërDROGA,RAPORTI ITALIAN, “COSA NOSTRA” NGRE BAZË NË SHQIPËRI