Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë një konference për shtyp ka paralajmëruar se muaji nëntor pritet të ketë reshje të shumta, çka do të sjellë edhe përmbytje në vend.

Panaritit u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa për të parandaluar këtë gjë si dhe shtoi se përmbytjet në Lezhë dhe Kurbin janë shkaktuar nga problemet e trashëguara nga mungesa e infrastrukturës, pasi sipas tij hidrovoret ishin në punë gjatë gjithë kohës. “Nëse i keni ndjekur përmbytjet e fundit, në Lezhë dhe Kurbin, kanë qenë probleme urbane ha probleme të trashëguara nga mungesa e infrastrukturës. Digat hidrovoret kanë qenë në funksion të plotë. kam ndjekur me angazhim punimet që janë kryer në diga, hidrovore, apo kanale kulluese. Në muajin nëntor do kemi reshje të stërzgjatura dhe të përgatitemi në radhë të parë duke mbështetur infrastrukturën, duke mbajtur hapur kanalet dhe që të parandalojmë përmbytjet. Kanalet e dyta dhe të treta janë kompetencë e vendorëve, ndërsa bashkitë duhet të mirëmbajnë ato”, theksoi Panari. Përmbytjet e fundit në vend shënoi edhe viktimën e parë në njerëz, pasi Nikollë Menga nga Lezha humbi jetën pasi e mori rrjedha e përroit në Kurbin. Po në këtë qytet janë shkaktuar dëme në 131 banesa dhe 33 biznese.

Artikulli paraprakVENDIMI HISTORIK, MË 9 NËNTOR SHQIPËRIA NIS NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIMIN NË BE
Artikulli tjetër“NË GJURMËT E MARTIRËVE”