Ministri i bujqësisë Edmond Panariti gjatë vizitës së tij në Shkodër inspektoi edhe një tjetër investim të bërë, atë të kanalit ujitës Grizhë-Koplik, në njësinë Gruemirë të Malësisë së Madhe duke e quajtur të rëndësishëm për ujitjen e tokave për rreth 600 fermerë.

Banorët e zonës vlerësojnë këtë investim është është vazhdim i kanalit të Shtodrit me një gjatësi prej afro 10 kilometër por kanë problem me mbeturinat që hidhen në këtë kanal dhe po ashtu mungesën e koshave të mbeturinave. Pak metra më tutje gjendet kjo portë pritëse në të cilën grumbullohen sasi të mëdha mbeturinash sepse kanali nis që në fshatin Rragam të Gurit të Zi dhe përfundon në Malësinë e Madhe. Fermerët thonë se ky ujë i dëmton prodhimet e tyre e madje rrezikojnë të marrin ndonjë sëmundje. Vlera e investimit është 66 milion lekë nga rruga e Grizhës deri ne Culaj të Malësisë së Madhe por është e pamjaftueshme nëse nuk bëhet pastrimi i mbeturinave dhe marrja e masave për të mos u hedhur më sepse sjell dëme të mëdha për qindra fermer të atyre zonave.

Artikulli paraprak25 VJETORI I MESHËS SË PARË, BASHA: NDERIM DOM SIMONIT
Artikulli tjetërBRESHËRI AUTOMATIKU NDAJ LOKALIT, NUK KA TË LËNDUAR