Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz tha se është mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një konference për mediat me ministrin Shqiptar, Ditmir Bushati ai tha se duhen data konkrete për anëtarësimin në BE, pasi kështu vendi motivohet.

Czaputowicz: Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në BE, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve.

Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin zgjerimin e BE. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data sepse kjo i jep mundës dhe shpresë që të punojnë siç duhet.

Kështu ka ndodhur me vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria Rumania, këtë 6 mujor e ka Bullgaria më pas Rumania është momenti i duhur që ne ta theksojmë me forcë por duke përcaktuara data konkrete.

Është krijuar një grupi, grupi vendeve që mbështesin zgjerimin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Artikulli paraprakPD MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR, DISKUTOHET PËR TAHIRIN, DROGËN DHE KOMISIONET
Artikulli tjetërNJIHUNI ME GAZETAREN QË KA PARË 300 EKZEKUTIME: ISHA SI E MPIRË …!