Saimir Tahiri ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Presidentit Bujar Nishani, teksa ka folur për pajisjen e përgjimit.
Ai e ka cilësuar Nishanin një patericë dhe lodër të SHQUP. Sipas Tahirit, Presidenti ka qejf të merret me lodra, por në polici nuk do gjejë asnjë lodër. “Presidenti, patericë dhe lodër e SHQUP. E ka qejf të merret me lodra, por në polici nuk do gjejë asnjë lodër. Ai mund të më thërriste në zyrë dhe të më pyeste për të vërtetën, nëse do kishte interes. Por ky thërret protestuesit te liqeni. Më gjeni një motiv kujt i duhet të përgjosh Presidentin.
/ Star Plus TV /