Pas ristrukturimit të strukturave drejtuesve të Policisë në Mirditë, pasojë e ngjarjeve të fundit kriminale ndodhur në këtë qytet, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku zhvilluan një takimin me punonjës të Komisariatit. Në fjalen e tij Balla kërkoi rritje të kontrolleve në territor, duke e konsideruar flagrant anashkalimin e ligjit dhe rolin e policisë në ngjarjen e fundit në qendër të Rrëshenit.

Ne të njëjten linje ishte dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duke u shprehur i bindur në rikthimin e rendit dhe sigurisë publike në Mirditë.

Ristrukturimi i Policisë në Mirditë erdhi pas vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjen e tre përsonave të tjere ngjarje e ndodhur 50 metra larg Komisariatit të Policisë, duke tronditur sigurinë publike në qytetin e vogel të Rrëshenit.

Artikulli paraprakPEMAJ: NË 10 VITE EMIGROI 40% E FSHATIT OBOT
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR MJEKUN LIGJOR