Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës u ka dhënë mesazhe të qartë drejtuesve të Policisë së këtij qyteti. Xhafaj ka kërkuar nga policia që të merren me krimin dhe bosët e tij dhe jo me hallexhintë që mund të kapen në flagrancë duke ndërtuar çati, pa marrë leje. “Jane 4-5 grupe te rendesishme kriminale qe duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjte qe vendosin nje çati. Boset e krimit jane verdalle dhe ata duhen goditur.Boset e krimit nuk duhen falur per asnje arsye. Ai qe permend emrin tim te goditet i pari.
Dua nje integritet nga te gjithe policet, nga shefat deri tek polici me i thjeshte, te mos kete nje sjellje harbute me qytetaret. Beni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpetoje asnje. Tolerenca ndaj krimit do te jete 0. Kerkoj nje korrektesi maksimale dhe te goditen ata qe cilesohen si te forte.Nese marr vesh se ka tolerime per ndertime te medha pa leje, perfshirje ne lejimin e trafiqeve te droges te policise do jem une i pari qe s’do lejoj dhe do perballeni me ligjin.Fytyra e policise se shtetit duhet te ndryshoje totalisht”, tha Xhafaj.