Aleanca sindikale e arsimit ka ndërprerë grevën e mësuesve sepse 3 prej pikave të kërkuara priten të plotësohen nga ministria e arsimit.

E vetmja pikë që nuk ka gjetur ende konsensusin është shpërblimi i fundvitit për mësuesit, një kërkesë për të cilën aleanca sindikale do këmbngul që të realizohet. Në rast se shpërblimi i fundvitit nuk jepet nga ministria e arsimit atëherë do rikthehen sërish protestat dhe grevat e mësuesve. Aleanca sindikale e arsimit përveçse përpara drejtorisë rajonale të arsimit në Shkodër protestoi edhe përpara ministrisë së arsimit në Tiranë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet.

Artikulli paraprakDRURËT, BUSHATI: DREJTORIA RAJONALE NUK PËRCAKTON ZONAT
Artikulli tjetërBEQAJ: SHËNDETËSI FALAS EDHE PËR TË PASIGURUARIT