Viti i ri shkollor 2022-2023 nis në 12 shtator 2022. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ministrja përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se kanë nënshkruar strukturën e vitit të ri shkollor për të gjithë arsimin parauniversitar. Sipas saj, lajmi i mirë për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

“Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Artikulli paraprakCOVID-19/ 24 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërDARKË NË BRUKSEL, RAMA NDAN FOTON, SHTRËNGIM DUARSH ME SHEFIN E DIPLOMACISË EUROPIANE