Me 18 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Ministria e Arsimit ka shpallur datat e provimeve për Maturën Shtetërore, duke shmangur ditën e votimeve.

Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj ka deklaruar se, “zgjedhjet nuk do të cenojnë standardet e provimeve të maturës”. Gjithashtu Ministri e Arsimit ka njoftuar se provimet e maturanteve nisin në 5 qershor me Gjuhën e Huaj, ndërsa Gjuha Shqipe zhvillohet në datën 10. Ndërkohë në 15 qershor është testi i Matematikës dhe në 25 qershor provimet me zgjedhje. Gjithashtu bëhet e ditur se brenda muajit mars maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profilizojnë për Universitetet që do të ndjekin. Ministria e Arsimit dhe shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lëndëve, për të mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjatë fazës së pranimeve në Universitete.

Artikulli paraprakVRITEN DY PERSONA DHE PLAGOSET NJË TJETËR NË BAZEL, DYSHOHET SE JANË SHQIPTARË
Artikulli tjetërRA NGA KATI I 47-TË DHE…ËSHTË GJALLË