Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se grupet e maskuara kriminale janë mbrapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Zveçan.

“Në të dyja rastet, nga të cilat janë dëmtuar dy automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak”, ka thënë ministria.

Mes tjerash, ministria ka pretenduar se grupet që i ka përmendur janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi.

“Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi”, është thënë mes tjerash në reagim.

Pak më parë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtar policor është lënduar në veri, si pasojë e sulmeve ndaj makinave policore me mjete të forta.

Artikulli paraprakPLAGOSET NJË ZYRTAR I POLICISË SË KOSOVËS NË VERI, SULMOHEN EDHE GAZETARËT
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 1 QERSHOR 2023