Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë i ka dërguar dosjen e plotë ministrisë së Drejtësisë së Kroacisë sa i takon çështjes së ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi.
Ministria e Drejtësisë thotë se jeta e Ismail Morinës rrezikohet nëse ai ekstradohet në Serbi. Ky ekstradim, thuhet në dosjen e plotë të ministrisë së Drejtësisë është i motivuar politikisht.
“Shpresoj që kërkesa të merret në konsideratë dhe Ismail Morina të mos ekstradohet në Serbi”, mbyllet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë.