Prokuroria e Përgjithshme dorëzon dosjen e Arben Frrokut në Ministrinë e Drejtësisë.

Zyra për shtyp e kësaj të fundit bën me dije se dosja po administrohet nga Drejtoria perkatase prane Ministrise se Drejtesise. Referuar procedurave te parashikuara ne ligj, materiali prej rreth 120 faqesh po perkthehet dhe pritet te dorezohet prane autoriteteve hollandeze brenda mesit të javës së ardhshme. Pas dorezimit te kerkeses, jane autoritetet hollandeze qe do ta shqyrtojne dhe do te marrin vendimin mbi miratimin ose jo te ekstradimit të Arben Frrokut. Policia e shtetit njoftoi të enjten arrestimin e Frrokut në Hollandë, ku qëndronte me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”. Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënonte atë me burgim të përjetshëm. Ai është akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013. Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 3 prill të vitit 2015, çka i krijoi atij mundësi që të arratisej nga Shqipëria. Frroku është vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, gjithashtu i arrestuar nga policia për një vrasje në Holandë në vitin 1999.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKQZ-ja DEKLARATË PËR FORMULARËT E VETËDEKLARIMIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – 29.04.2016