Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Sipas projekt-buxhetit të publikuar nga qeveria për vitin 2023, shpenzimet llogariten në nivelin 687.2 miliardë lekë me një defiçit në nivelin 55. 5 miliardë lekë. Sipas parashikimeve, të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore pritet të jenë 159 912 milionë lekë, nga sigurimet shëndetësore 54 536 milionë lekë. Fondi për kompensimin e pronarëve llogaritet llogaritet 4. 5 miliardë lekë. Rindërtimi vijon të ketë një zë në buxhetin e shtetit edhe në vitin 2023 me një fond prej 5 miliarë lekësh. Ky fond do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pa-financuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.

Fokus të veccantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikur për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë. Për emergjencat civile fondi i llogaritur në rast fatkeqësie është 200 milionë lekë, ndërsa për menaxhimin e mbetjeve urbane parashikohet ti alokohet bashkive një fond prej 700 milionë lekësh. Sa i takon organikës, numri i përgjithshëm i punonjësve parashikohet 84 762 veta dhe për vitin 2023, pasi nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit. Burimi i të ardhurave buxhetore janë grantet 20 958 milionë lekë; Të ardhurat tatimore 431 200 milionë lekë dhe të ardhurat jotatimore 22 900 milionë lekë. Në pr/ligjin për buxhetin e vitit 2023 parashikohet qartësisht se deficiti faktik mund të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme deri në kufirin maksimal prej 25 000 milionë lekësh.

Projektbuxheti 2023 është miratuar në mbledhjen e Qeverisë më datë 10 tetor. Në prezantimin që i bëri vendimit ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset. Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë.

Artikulli paraprak44 DITË NË DETYRË, LIZ TRUSS JEP DORËHEQJEN SI KRYEMINISTRE E BRITANISË
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, MSH: 18 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT