Ministria e Financave ka shtyrë afatin për depozitimin e pasqyrave financiare për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania, më konkretisht me 4 ditë.

‘Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.’- njfoton ministria.

Artikulli paraprakMETA: NUK JAM NË GARË ME BERISHËN AS KAM QENË ME LULUSHIN
Artikulli tjetërBE MIRATON VAKSINËN KUNDËR LISË SË MAJMUNIT