Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet drejt vendeve të tensionuara, Irak, Iran dhe Jemen.

“Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik”, thuhet në kumtesë

“Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vie si rezultat i tensioneve në këtë rajon. Ministria e Punëve të Jashtme është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak”.

“Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon. Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak”.

Artikulli paraprakSHËRBIMET PËR QYTETARËT KTHEHEN ONLINE, RAMA: ASKUSH NUK DO TË IKË NGA PUNA. RINDËRTIMI? DO TË BËHET DIÇKA E BUKUR NË VORË
Artikulli tjetërSHKODËR, DY VËLLEZËR QËLLOJNË ME ARMË NDAJ BANESËS SË 63-VJEÇARIT