Shoqata “Albautor” që mbron të drejtat e autorëve shqiptarë, është përfshirë në një skandal të dukshëm, ku jo vetëm ish-drejtori ekzekutiv i shoqatës “Albautor” Idar Bistri eshte akuzuar se ka vjedhur 35 mijë euro dhe ka shitur zyrën e shoqatës, por rezulton se kjo OJF ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e saj, edhe pse me një vendim të gjykatës së Apelit Tiranë kjo shoqatë është shpërbërë.

Njëherësh kjo shoqatë tre javë pasi ishte shpërbërë, ka marë nga Ministria e Kulturës drejtimin e sportelit unik “Suada” dhe emërimin në krye të sportelit unik “Suada” për administrimin e së drejtës së autorit të Erlir Putos si drejtor ekzekutiv i “Albautor”.

Vendimi për shpërbërjen e Albautor dhe ribërjen e organeve administrative nga e para, është marë nga treshja e gjyqtarëve Maria Qirjazi, Fatri Islamaj dhe Asim Vokshi, të cilët në 28 maj 2018 kanë vendosur të pranojnë kërkesë padinë e ish-drejtorit ekzekutiv të shoqatës “Albautor” Idar Bistrit.

Pavarëisht kësaj “Albautor” ka vijuar të ushtrojë aktivitet duke shkuar në biznese dhe vende të ndryshme dhe arkëtuar shuma financiare. Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka bërë pagesa për artistët që janë aderuar pranë saj.
“Suada” është sporteli i ri unik i krijuar me ligjin e vitit 2016, i ngarkuar për të vjelur të drejtat e autorëve, interpretuesve dhe producentëve.

Në datë 22 qershor 2018 Këshilli Kombëtar për të drejtat e autorit i ministrisë së Kulturës, me vendimin nr.3, pas një procedure të shpejtë, vendos të shkarkojë nga posti i përgjegjësit të “Suada”-s Zamir Sukniqin, përfaqësues i AMP, agjenci që përfaqëson të drejtat e producentëve dhe të emërojë në vend të tij Erlir Puton.

AMP aderon edhe në IFPI, agjencinë më të madhe botërore të prodhuesve muzikorë, që përfaqëson 1.300 shoqëri prodhuese në 59 vende, duke përfshirë edhe kolosë të tillë si Sony Music, Universal apo Warner Music Group. IFPI është në vijë të parë të betejës botërore kundër piraterisë.

Nëpërmjet këtij aderimi AMP raporton në këtë organizatë mbi ecurinë e saj, mbi të ardhurat e mbledhura dhe ato të shpërndarja, si edhe ka detyrimin të implementoj dhe zbatojë rekomandimet e kësaj organizate.

AMP është e lidhur me IFPI edhe nëpërmjet Albatrade (një nga anëtarët themelues) qe ka një marrëdhënie me IFPI si anëtar me te drejta te plota.

Në faqen zyrtare ëeb të IFPI-së, në listën e anëtareve të pranishëm në Shqipëri gjenden vetëm Albatrade dhe Supersonic, të dyja anëtare edhe të AMP. Të jesh anëtar i IFPI do të thotë automatikisht të përfaqësosh në vendin tënd të gjitha veprimet e të gjitha agjencive të producentëve që janë anëtarë të IFPI.

Më datë 11 qershor 2018, pra para vendimit mbi shkarkimin e Zamir Sukniqit, IFPI ka informuar edhe ministrinë e Kulturës se dëshironte të vazhdonte të punonte me AMP.

Por sugjerimi i organizatës ndërkombetare u injorura. Por ajo që zbulohet tani, është qe emërimi i Erlir Putos në krye të sportelit unik si përfaqësues i Albautorit, vendosur, nga ministria e Kulturës më 22 qershor 2018 bie ndesh me një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës të datës 28 maj 2018, pra 24 ditë para vendimit të ministrisë.

Gjyqtarët, në fakt, kanë vendosur se Erlir Puto nuk është më përgjegjës i Albautor-it, pasi vendimi i Asamblesë që e kishte emëruar ishte anuluar, po ashtu si dhe i gjithë emërimi i Këshillit të Administrimit të shoqatës. Ka edhe më shume: jo vetëm emërimi i Erlir Putos në krye të sportelit unik bëhet i paligjshëm, por vendimi i Gjykatës ve në dyshim vetë ekzistencën e Albautor-it.

Në fakt, sipas vendimit, organet administrative të “Albautor” duhet të krijohet nga e para duke u nisur nga ortakët themelues të vitit 1992 dhe konsiderohen pa vlerë të gjitha vendimet e marra më pas, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrja e Albautor-it tek sporteli unik.

Praktikisht bie qe sot Suada, qe eshte nje organ shumë i rëndësishëm e parashikuar nga ligji i ri për të mbledhur të drejta e autorëve shqiptarë, është drejturar nga një strukturë fantazëm.

Artikulli paraprakBERAT, ZJARR NË PLANTACIONIN ME ULLINJ
Artikulli tjetërRAMA: DO TË PASTROJMË SHËRBIMIN DIPLOMATIK NGA NEPOTIZMI, GATI THIRRJA PËR STUDENTËT EKSELENTË