Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër,

Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat

që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët.

Artikulli paraprakTermet 5.1 ballë në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në të gjithë vendin
Artikulli tjetërPLAGOSJA E SHQIPTARIT NË ITALI, ARRESTOHET AUTORI