Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet. Për pasojë pjesa më e madhe e shkollave do të jenë online nga data 1 dhjetor.
“Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator,
pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë.” tha Manastiruliu ndër të tjera.