570 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.