309 raste të reja me covid-19 dhe 2 humbje jete, është ky bilanci i raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE RRUGEN E VELIPOJES, 80 VJECARI NDERRON JETE NE VENDNGJARJE
Artikulli tjetërKUVENDI I BERISHËS SHKARKON BASHËN ! JA SI VOTUAN DELEGATËT