“Pastro një plazh” është nisma e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e zhvilluar në kuadër të javës europiane të plazheve të pastra.

Pjesë e kësaj nisme u bë edhe plazhi i Velipojës në Shkodër. Përpara sezonit turistik plazhi i Velipojës do të jetë i pastër dhe i gatshëm për mijëra pushues shprehet administratori Laloshi. Pastrimi i plazhit të Velipojës nga nisma e ministrisë së turizmit është bërë me mbështetjen e bashkisë Shkodër.

Nisma “Pastro një plazh” vjen pasi Shqipëria është futur ndër destinacionet e preferuara turistike ndërsa në total janë 109 plazhe bregdetare dhe liqenore të shtrira nga veriu në jug. Kjo iniciative është edhe një sensibilizim për qytetarët që të mos ndotin.

Artikulli paraprakVELIPOJA, HARROHEN 6 RRUGËT DYTËSORE TË PLAZHIT
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, VLLAZNIA PËR TË RINJ FITON KUPËN “26 MARSI”