Qytetarët duket se e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin me dozë të tretë të vaksinës COVID për të siguruar mbrojtje më të mirë ndaj virusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga 1 nëntori e deri mëngjesin e sotëm, janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

“Më shumë se 18000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes. Vaksinohu, jeta jote vlen”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Artikulli paraprakI DEHUR, ME SHPEJTËSI DHE ME SEMAFOR TË KUQ, SHKAKTOI AKSIDENT ME 2 VIKTIMA
Artikulli tjetërU MIRATUA ME KONSENSUS NË PARLAMENT, META DEKRETON MARRËVESHJEN ME PFIZER