Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore.

Kështu raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA. Gjeneral Major Igor Konashenkov, një zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se 100 trupa ukrainase dhe “mercenarë të huaj” u vranë kur një “raketë me precizion të lartë” goditi një bazë ukrainase pranë Ovruch në Zhytomyr Oblast.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë,” tha Konashenkov.

Artikulli paraprakSHPËTOHET NGA UKRAINA MACJA MË E FAMSHME E INSTAGRAM-IT, DËRGOHET NË FRANCË
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTON NJË MARKET LAGJEJE: KA ULJE ÇMIMESH, TË MOS KETË ABUZIME PËR QYTETARËT