Një përfaqësi e ministrisë së shëndetësisë të Turqisë ka zhvilluar një vizitë në institucionet shëndetësore në Shkodër për të parë mënyrën e funksionimit.

Fillimisht vizita nisi tek drejtoria e shëndetit publik. Shefi i sistemit shëndetësor parësor Huseyin Ozbay i pyetur për një mbështetje të Turqisë u shpreh se fillimisht po bëhet një raport dhe më pas do vendoset.“Ne jemi këtu në Shqipëri për të parë sistemin shëndetësor, mënyrën e funksionimit. Kemi qenë fillimisht në Tiranë dhe tashmë kemi ardhur edhe në Shkodër. Pas të gjithë vizitave do të përpilojmë një raport që do ta dorëzojmë në dy ministritë përkatëse. Pas raporteve dy vendet do të vendosin nëse do të ketë apo jo investime”. I pyetur se si i duket sistemi shëndetësor shqiptar dhe a ka mundësi për një lehtësim të procedurave për mjekët turq që vijnë në Shqipëri apo kundërta lidhur me njehsimin e diplomave Ozbay tha se do jetë një çështje që do bëhet prezente në Turqi. “Përpara se të vinim në Shqipëri ne kemi kërkuar dhe kemi pyetur se si është gjendja për të krijuar një ide. Natyrisht tani që kemi ardhur bëjmë krahasimet. Patjetër që ka vend për përmirësim në sistemin shëndetësor shqiptar. Sa i përket njehsimit të diplomave për mjekët shqiptar dhe turq që punojnë në dy vendet them se kjo i takon ministrisë së arsimit por është një çështje që do ta mbajmë shënim”. Drejtori i shëndetit publik Ylber Zama tregoi edhe më shumë për vizitën. Kjo është një vizitë tre ditore e ministrisë së shëndetësisë të Turqisë dhe pritet që në Shkodër të jetë i pranishëm edhe vetë ministri i shëndetësisë.

Artikulli paraprakMALI I ZI, DJUKANOVIÇ JEP DORËHEQJEN
Artikulli tjetërRRËFIM – ARBEN PARMEZA