Praktikat e jashtëligjshme të peshkimit në Liqenin e Shkodrës, duhet të marrin fund. Kjo ka qënë deklarata e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci gjatë takimit të mbajtur nga Ministria e Bujqësisë me peshkatarët në zonën e Shirokës.

Kryebashkiaku Beci evidentoi rëndësinë që mbart liqeni i Shkodrës për zhvillimin ekonomik të zonës por edhe si një pasuri e çmuar për të gjithë vendin. Ai rënditi disa prej problematikave dhe kërkoi që organizata e Peshkimit përvec shfrytëzimit duhet edhe të mbrojë këtë liqen

Ky takim shënoi edhe vizitën e parë të Ministrës së Bujqësisë Anila Denaj, e cila e nis nga Shkodra detyrën. Ajo garantoi mbështetje nga qeveria për peshkatarët e zonës por edhe koordinimin e të gjithë institucioneve për ruatjen e resurseve të liqenit të Shkodrës.
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, garantoi së bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkisë do të jetë efiçent në zgjidhjen e problemeve që ka komuniteti i peshkatarëve dhe nuk do të tolerohet asnjë paligjmëri

Gjatë kësaj vizite të pranishmit kanë vizituar edhe qëndrën e ankandit të peshkut pranë Organizatës së Memanxhimit të Peshkimit në zonën e Shirokës.

Artikulli paraprakVIHET NËN KONTROLL ZJARRI NË MIRDITË
Artikulli tjetërSHKODËR/ U ZBULUAN 11 MIJË RRËNJË KANABIS, PEZULLOHET SHEFI I STACIONIT POLICOR VELIPOJË DHE 3 POLICË