Ministrja e Jashtme e Austrisë zj. Karin Kneissl ka vizituar qytetin e Shkodrës në kuadër të vizitës në Shqiperi.

Ministrja austriake u njoh me atë që ofron Bashkia e Shkodrës për vizitorët, vlerat historike, kulturore, natyrore e mbi të gjitha, njerëzore që veçojnë Shkodrën nga pjesa tjetër e vendit.

Lidhjet e hershme tradicionale të Shkodrës me Autro- Hungarinë, kontributi austriak për qytetin tonë pas 1990-ës, ishte një tjetër temë e bashkebisedimit te saj me kryebashkiaken Ademi.

Nga ana e saj, zj. Karin Kneissl shprehu kënaqësinë për vizitën në Bashkinë e Shkodrës, si një qytet që është urë e fortë në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Në vazhdim, kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministrja Kneissl kane bere nje shëtitje të shkurtër në Pedonalen e Shkodrës dhe në një vizitë në Fototekën “Marubi”. Përshtypjet e zj. Karin Kneissl për vizitën në Shkodër, ishin mjaft të mira dhe pozitive.

 

Artikulli paraprakADEMI HEDH POSHTË ZËRAT: NUK KUNDËRSHTOVA BASHËN
Artikulli tjetërZBULOHET TRENI MË I SHPEJTË SE NJË AVION