Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali ka cilësuar çelës suksesi grantet e start up-eve dhe pasaportat që lëshohen. Teksa tregoi shifrat e përfituesve, tregoi se sektori më përfitues rezulton të jetë teknologjia e informacionit dhe komunikimit me 35%. Vend të rëndësishëm zë edhe artizanati, bujqësia, turizmi dhe aviacioni civil me 13.6%.

“Çelësi i parë i suksesit është pasaporta e start up-it. Çfarë të mirash sjell dhe çfarë vlere ka? Janë gjeneruar në total 1299 pasaporta ndërkohë që gjatë shërbimit të dhënies së konsulencës, e cila ishte falas dhe u bë përmes një sistemi online, kemi asistuar aplikantë për thirrjen e parë që kishte buxhet të dedikuar prej 300 milionë lekësh për 29 start-up. Kategoritë që kanë përfituar nga thirrja e parë janë bashkitë, 7 prej tyre janë mbështetur në thirrjen e parë.

Kemi një shifër për të cilën jemi krenarë, 38% të kthyer nga emigrimi. Mosha mesatare e përfituesve të thirrjes së parë është 34 vjec. Globalisht mosha mesatare e start-up-eve është 34 vjec. Literatura njeh 5 faza, ne njohim 3 faza. Sa i përket shpërndarjes në 3 faza që i njohim ku një subjekt nuk është i regjistruar, kemi 10% të përfituesve. Në fazën e rritjes dhe në fazën e zgjerimit kemi numrin më të lartë të përfituesve”, tha Bilali.

1674123434_sektoretperfitues.JPG

Artikulli paraprakSTAR TREND – 19.01.2023
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PEZULLOHET MËSIMI NË 56 SHKOLLA NË TË GJITHË VENDIN, KUSHI: S’DO BËHET MËSIM DERI NË PËRMIRËSIM TË SITUATËS