Ministrja e arsimit Besa Shahini braktis takimin me studentet ne Shkoder.
Ministrja pasi zhvilloi nje takim me senatin e universitetit erdhi per tu takuar edhe me studentet ne sallen e bibliotekes se universitetit por ky takim nuk u zhvillua pasi ministrja e braktisi.
Shkak u be pasi studentet ne takimin me ministren kerkuan pranine e mediave ne salle.
Ministrja dhe stafi i saj nuk pranuan qe takimi te jete me media dhe zonja Shahini e braktisi takimin.Studentet e quajten nje turp ate qe ndodhi.
Shahini ne faqen e saj zyrtare ne facebook shkruan se :
Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhet pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjeter kurdoherë