Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se persona të paidentifikuar po shpërndarjnë lajme të rreme se mësimi është pezulluar për në qarqet e Durrësit dhe Tiranës deri më 9 dhjetor 2019. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja thotë se ende nuk është marrë njoftimi se kur do të fillojë procesi mësimor, pas pezullimit të tij si pasojë e aksidentit të fuqishëm të së martës. Kjo do të bëhet thotë ministrja, vetëm pasi të bëhet i gjithë vlerësimi i infrastrukturave shkollore.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

 

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan ministrja teksa ka shpërndarë njoftimin e rremë që është bërë nga një profil në Facebook që mbanin emrin Besa Shahini, por që në fakt është i rremë.

Artikulli paraprakAZERBAJXHANI SOLIDARIZOHET ME SITUATËN NË SHQIPËRI, 500 MIJË EURO PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI
Artikulli tjetërBASHA: QINDRA BANESA TË PABANUESHME, SHTETI TË KTHEJË SYTË EDHE NGA SHIJAKU