Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp, njoftoi vendimet e qeverisë ku është vendosur me ligj që çdo biznes që ka një numër të konsiderueshëm punonjësish do duhet t’i japë mundësinë edhe personave me aftësi të kufizuara.
Ibrahimaj deklaroi se tashmë personat me aftësi të kufizuara do të punojnë në biznese të ndryshme, vendim i cili do të ndikojë në nxitjen e punësimit.
“Ligji për nxitjen e punësimit do të jetë një vendosje barazie për çështjet sociale. Të gjitha bizneset me numër të lartë punonjësish do të punësojnë një person me aftësi të kufizuara”, tha ministrja.
Për sa i përket taksës së jashtëzakonshme ministrja u shpreh se do të shpërndahet për personat e kategorisë së nevojshme.
“Kemi deklaruar se taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe do të shpërndahet për kategoritë që kanë nevojë dhe pensionistët”, tha Ibrahimaj.