Ministrja e Financave në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit. Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi.
‘Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. sa i përket krahasimit me vendet e rajonit,. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit.
Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive,. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%.’- u shpreh ministrja.