Rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit. Kështu bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat. Në 5 muajt e parë të vitit 2023 inflacioni 5.8%, tha ministrja peshën më të madhe e kanë ushqimet. Rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.

‘Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.’ – tha ministrja, Delina Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se ka pasur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.

‘Të dhënat e turizmit, ka pasur një rritje me 7.2%. sa i takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42%, rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë.’- tha ministrja.

Artikulli paraprakLIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE NË SHKODËR, VENDOSEN 10 MASA ADMINISTRATIVE
Artikulli tjetërPROCESI I BERLINIT DHE E ARDHMJA E ‘OPEN BALKAN’, RAMA TUR BALLKANIK NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK