Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.
Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.
Ministrja Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.